Sport

FFK-ja lut tifozët për mirëkuptim, posedon numër jashtëzakonisht të vogël të biletave

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 18 October 2019

Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga tifozët e kombëtares që të mos rezervojnë bileta dhe të mos aranzhojnë hotele pasiqë numri i biletave që posedojnë për lojën Kosovë-Çeki është jashtëzakonisht i vogël.

“Duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtarën e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje” thuhet në njoftim.

Sipas FFK-së biletat të cilat i posedon do të akordohen për grupin e tifozëve Dardanët dhe të tjerat në bazë të obligimeve kontraktuale.

-Advertisement-

“Në bazë të nevojave, biletat që janë në dispozicionin tonë, do t’ u akordohën grupimit të tifoëzvë “Dardanët”, kurse pastaj në bazë të obligimeve kontraktuale që ka, FFK-ja do të ndaj bileta për sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet si dhe në fund familjarët e futbollistëve” thuhet në njoftimin e FFK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera