FFK-ja jep informacione të rëndësishme për qytetarët rreth ndeshjes Kosovë – Bullgari
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 24 March 2019
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, e cila zhvillohet, të hënën, më 25 mars, në orën 20:45, do të hapen në orën 18:00.
Sipas FFK-së, asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.
Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.
Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.
Rregullat:
- Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.
- Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.
- Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
- Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
- Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palodhshme) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
- Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësishtë e ndaluar.
FFK-ja ka kërkuar nga qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit në vende të pacaktuara për parking, që t’i largojnë ato më së largu deri të hënën në mëngjes në orën 07:00.
Çdo veturë e mbetur pas kësaj periudhe do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë, pasi e gjithë kjo bëhet me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe sigurisë në stadium.
Të tjera
-
Tahiri pas tubimit në Malishevë: Kosova Fituese do të konfirmohet më 9 shkurt
Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova Fituese do t...
-
Sot u varros në moshën 87-vjeçare, Nefise Sfarça – Bashkëveprimtarja e Adem Demaçit
Nefise Sfarça, një nga veprimtaret më të njohura dhe të përkushtuara të Lëviz...
-
Dervishaj: Edhe bizneset në Skenderaj meritojnë 77 herë më mirë, ju sjell përvojen time nga Gjermania
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Bedri Hamza përpara veteranëve: Do t’i rrisë për 50 për qind pensionet për veteranët në muajt e parë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me num...
-
Presidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë...
-
Xhemaili: E diela me ata që kanë energji pa i kqyr ditët e javës, rinisë më të mirë në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtri...
-
Nga màsakrà në Pavarësi – Rrugëtimi i Kosovës në sytë e William Walker, njeriut që alarmoi botën…
Ish-shefi i misionit të vëzhguesëve të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka ...
-
Haradinaj: Malisheva foli me zemër të madhe, tubimi madhështor tregoi fuqinë e bashkimit tonë
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Lista Konservatore dhe Fo...
-
Vjedhja e afro 200 mijë eurove nga argjendaria në Prizren, Prokuroria del me detaje tjera
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës ...
-
Bedri Hamza mesazh grave: Pa ju në zgjedhje, demokracia është e mangët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajon...
-
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Partitë politike tashmë hyjnë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, dhe...
-
Krasniqi thumbon Vetëvendosjen : S’e realizuan asnjë premtim, e tash me ‘program dëshirash’
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi k...