FFK fton tifozët për mbështetje masive, por edhe për respekt ndaj Turqisë
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 31 March 2026
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një thirrje të fuqishme për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke e cilësuar këtë përballje si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.
Në mesazhin e publikuar, FFK thekson se kjo ndeshje përfaqëson një mundësi unike për të qenë një hap më afër kualifikimit në Kampionatin Botëror, një arritje që për vite me radhë ka qenë ëndërr për vendin.
Federata u ka bërë apel tifozëve që të jenë pjesë aktive e atmosferës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke theksuar se përkrahja e tyre mund të luajë rol kyç në motivimin e lojtarëve.
“Stadiumi nuk është teatër, por një arenë ku të gjithë duhet të kontribuojmë. Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në çdo moment të ndeshjes,” thuhet në njoftim.
Po ashtu, FFK ka kërkuar respekt maksimal ndaj Turqisë, veçanërisht gjatë intonimit të himnit, duke nënvizuar rëndësinë e fair-play-it dhe vlerave sportive.
Federata shton se kjo sfidë nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por një mundësi për të prezantuar Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe për të forcuar identitetin sportiv të vendit.
Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, me tifozët që pritet të jenë “lojtari i dymbëdhjetë” në mbështetje të Dardanëve.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































