Sport

FFK e përkushtuar për argëtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 30 April 2018

Në kuadër të programit të UEFA-s “Grassroots”, Federata e Futbollit e Kosovës dy herë në muaj po organizon projektin “We are all Equal – Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta, shkruan infokusi.

Sikurse edhe herët e kaluara, edhe sot, ky aktivitet u mbajt në stadiumin e KF ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë, me fëmijët e Qendrës Burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi”. Qëllimi i këtij aktiviteti është përkushtimi më i madh ndaj fëmijëve që kanë ngecje në zhvillim, si dhe socializimi dhe argëtimi i tyre me futboll, por edhe me lojëra të ndryshme në fushën e gjelbër. Edhe gjatë ditës së sotme pjesëmarrësit e këtij aktiviteti gjatë dy orëve u argëtuan jashtë mase në lojën e futbollit dhe nën ritmin e muzikës nën përkujdesjen e trajnerëve si dhe pedagogëve.

Aktivitete të tilla me këta fëmijë do të ketë edhe në muajin maj, derisa nga shtatori parashikohet që ky projekt të zgjerohet edhe me fëmijët nga qytetet e tjera.  Në fund të këtij aktiviteti për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua drekë e përbashkët, derisa një falënderim i veçantë shkon për KF “Ramiz Sadiku”, që  ka treguar gatishmëri për të dhënë në shfrytëzim fushën për këto aktivitete.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera