FFK e gatshme për stinorin e ri, Salihu ka një mesazh për klubet

Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 13 August 2019
Kanë mbetur më pak se 1 javë deri tek fillimi i stinorit të ri në Superligën e Kosovës.
Evropa, transferimet, faza përgatitore dhe shumë gjëra të tjera do ti lënë vend garës së Superligës së Kosovës që pritet të startojë nga kjo javë.
Klubet janë shprehur të gatshme për sezonin e ri, ashtu si dhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila thuhet se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e stinorit të ri.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu në një intervistë për KosovaPress fillimisht u shpreh se FFK ka filluar qysh moti me përgatitjet për stinorin e ri dhe tanimë është gjithçka gati.“Si zakonisht ju e dini që punimet për sezonin e ri fillojnë shumë herët, menjëherë përfundimit të stinorit të rregullt, kemi pasur lojë të barazhit që ka qenë pak më e komplikuar, lojët e përfaqësueses, pra aktivitet në Federatë nuk pushojnë… Sa i përket Federatës së Futbollit, është një rutinë tashmë u rrit faktikisht, u rrit në një nivel më të lartë se herëve të tjera”, tha Salihu.
Salihu vazhdoi tutje duke treguar edhe për formatin e ri të Superligës. Ai bërë të ditur se sezonin e ardhshëm nga Superliga do të bien 4 skuadra në Ligën e Parë, ndërsa 3 ekipe sipas të gjitha gjasave do të jenë 3 edhe pse ende nuk është bërë zyrtare.
Ai kritikoi ashpër, skuadrat të cilat morën pjesë në garat ndërkombëtare, duke thënë se ato nuk kanë arritur ndonjë sukses, i cili mund ti ndihmonte atyre dhe Federatës.
Salihu: 4 skuadra bien nga Superliga ndërsa 3 skuadra në Evropë
“Bien kuptohet katër, për arsye se nga sezoni i ardhshëm Superligën do ta përfaqësojnë vetëm 10 ekipe, pra bien katër, por në garat ndërkombëtare akoma nuk është bërë koeficienti por unë mendoj se do të shkohet me tri… Për fat të keq ekipet tona nuk u treguan as sivjet të mira, tani duhet me tregu realitetin. Niveli më i ulët i garave ndërkombëtare evropiane është kjo dhe ne nuk kemi arrit me kalu, përpos ndoshta nga një klub. Te kishim kaluar edhe një fazë më lartë, sigurisht që do të kishim edhe ekipe tjera”, vazhdoi ai.
Ai tha se pikërisht këto dy fakte e bëjnë sezonin e ardhshëm të Superligës tejet interesant dhe skuadrat sipas tij do të kenë një sezon tejet të ngjeshur, disa prej tyre duke u munduar të ikin nga rënia në Ligën e Parë, e disa tjera për të siguruar një vend që dërgon në garat ndërkombëtare.
Salihu: Na pret një sezon tejet interesant
“Sigurisht se do të jetë shumë interesante, sepse është menduar që Superliga, duhet të jemi real se jemi shteti më i varfër në Evropë, si me infrastrukturë si me ekonomi sidoqoftë mendoj që 10 ekipe kemi kapacitet më bo kualitative, me bo infrastrukturë të mirë, ndërsa skuadrat tjera që dëshirojnë me garu në Superligë duhet me pas se çfarë me tregu”, u shpreh Salihu
I pyetur se a mendon që skuadrat janë gati, Salihu u përgjigj se disa prej tyre po, ndërsa vazhdoi duke kritikuar disa skuadra të cilat sipas tij sezonin e kaluar janë marrë më shumë me politikë se sa me futboll.
Salihu: Skuadrat të mos merren me politikë si sezonin e kaluar
“Unë mendoj se disa ekipe janë gati, për fat të keq po e them sinqerisht që disa ekipe më shumë janë marrë me politikë se sa që e kanë shikuar vetveten dhe kjo pastaj u pa edhe në gara ndërkombëtare. Klubet duhet të mos merren me politikë, ti kryejnë punët e tyre, secila është për me lu futboll, ato janë fokusuar më shumë, ku kanë sjellë edhe pasiguri në ekipe tjera edhe te organet tjera dhe te komisionet tona. Shpresoj që klubet janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar se klubi është për me zhvillu gjenerata të reja, për me pas sukses , me luajt futboll dhe jo me bë politikë”, përfundoi Salihu.
Kujtojmë që java e parë e sezoni të ri në Superligë zhvillohet këtë vikend.
Orari për ndeshjet e javës së parë do të mësohet gjatë kësaj jave, teksa tashmë janë bërë të ditura çiftet që do ta hapin siparin e edicionit 2019/20.
Dy derbi lokal do të zhvillohen qysh në hapje të kampionatit, derisa kampioni në fuqi Feronikeli e pret Drenicën, ndërkohë në kryeqytet takohen Flamurtari dhe Prishtina.
Këto janë duelet e javës së parë.
Feronikeli – Drenica
Drita – Ferizaj
Flamurtari – Prishtina
Dukagjini – Ballkani
Llapi – Vushtrria
Trepça ’89 – Gjilani

Të tjera
-
Paralajmëron udhëheqësi suprem i Iranit: Beteja fillon tani!
Kreu suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë një paralajmërin në një...
-
Kapet koka*inë në Prishtinë, bastiset shtëpia e të dyshuarit
Njësiti nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve në Prishtinë ka pasur substan...
-
“Nëse s’e ndihmojmë Ukrainën, duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”, Kallas i bën jehonë paralajmërimit të Ruttes
“Nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”,...
-
Shtetasi i huaj kanosi policët në Prizren pasi ia shqiptuan një gjobë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti pas shqiptimit...
-
Jep dorëheqje nënkryetari i VV’së në Skenderaj: S’ka joshje as forcë që më bind
Nënkryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Xhevat Nebihu, ka ...
-
Rohde lavdëron turizmin në Shqipëri: Atje njerëzit po lënë para, Kosovën po e dobësojnë lajmet politike
Lajmet politike po e dobësojnë Kosovën edhe në shumë fusha të tjera, ka thënë...
-
Sarajevë: Vajza v*ret nënën e saj
Një grua u vra herët këtë mëngjes në lagjen Vishnjik të Sarajevës. Raportohet...
-
Presidentja jep detaje për takimin me kryeparlamentarin e Hungarisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje mbi takimin që ka zhvillu...
-
Irani mund ta sulmojë i pari SHBA-në dhe ta detyrojë të hyjë në luf*të – thotë ish-ambasadori izraelit
Një ish-ambasador izraelit në SHBA thotë se ka frikë se Irani do ta detyrojë ...
-
Bislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e dyshimtë
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur sot në...
-
Sonte nis dezinsektimi në Prishtinë
Sonte nga ora 20:00, fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në komunën ...
-
Prokuroria Speciale sot interviston Besnik Bislimin për rastin e Faton Pecit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Pro...