Sport

FFK dënon ashpër dy klubet e Ligës së Parë

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 11 April 2019

Komisioni Disiplinor brenda Federatës së futbollit të Kosovës, ka marrë vendime të ashpra për klubin e Vushtrrisë dhe Kikës, shkruan Gazeta inFokus.

Këto vendime të FFK-së vinë pas sjelljeve jo sportivë nga tifozeritë e këtyre dy klubeve të Ligës së Parë.

Edhe Vushtrria por edhe Kika janë dënuar më nga 1000 euro gjobë, për shkak të manifestimeve jo sportive dhe hedhjeve të gjësendeve të ndryshme në fushën e lojës.

-Advertisement-

Vendimet e plota nga Komisioni Disiplinor:

KF “VUSHTRRIA“ në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – BESA, e zhvilluar me datë; 03.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (hedhje e gjësendeve në fushë para fillimit të ndeshjes me ç`rast gjatë nxemjes së gjyqtarëve goditet asistenti i dytë Hivzi Osmani nga ana e spektatorëve nikoqir, si rrjedhojë e këtij veprimi erdhi deri te zbrazja e asaj pjese të stadiumit (tribunës nga ana e spektatorëve) për çka ndeshja filloi me një vonesë prej 20 minutave). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike, PVC në drejtim të asistentit të takimit Bekim Rama, hedhja e një druri në fushën e lojës si dhe ofendimet e spektatatorëve mysafirë gjatë gjithë lojës drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së XXII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – KIKA e zhvilluar me datë 03.04.2019 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera