Sport

FFK dhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës ndihmojnë me pako ushqimore fëmijët e shkollave të futbollit

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 23 May 2020

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me futbollistët e Kombëtares kanë dhuruar pako ushqimore për fëmijët e shkollave të futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Këto pako kanë shkuar për ata fëmijë të cilët nuk i kanë kushtet e mira ekonomike.

Pakot janë shpërndarë në 7 regjionet e Kosovës dhe në bazë të kërkesave të shkollave të futbollit që i kanë paraqit për fëmijët e tyre në nevojë.

Kujtojmë që FFK dhe futbollistët e Kombëtares kanë ndihmuar edhe familje tjera gjatë kohës së pandemisë.

Gjithashtu FFK ditë më parë ka ndihmuar shkollat e futbollit më nga 1,000 mijë euro./Gazeta inFokus/

 

Të tjera