Sport

Feronikeli të shtunën do të ketë festë të madhe në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 24 May 2019

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për sezonin 2018/19 , shkruan Gazeta inFokus.

Ky ishte trofeu i tretë në histori të kubit.

Për këtë arritje “industrialistët” të shtunën do të festojnë në sheshin “Fehmi Lladrovci” me disa nga këngëtarët  e estradës kosovare.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i klubit nga Drenasi

Të shtunën, me fillim prej orës 20:00, në sheshin “Fehmi Lladrovcit”, është paraparë të mbahet festa për ata që na bënë krenarë në kampionatin e Kosovës.

Pas festimit të titullit të Kosovës, Feronikeli organizon edhe festë speciale për kampionët.

Të ftuar special në festën e kampionëve janë këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini dhe Xhezair Elezi (Xheza).

Ftojmë të gjithë tifozët e Feronkelit, tifozët e futbollit në përgjithësi dhe qytetarët e Drenasit, të marrin pjesë në organizimin special për të festuar për kampionët e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera