Sport

Feti Murseli zbulon se a do të paguhen më kohë në muajt në vazhdim lojtarët e klubit të Dritës

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 21 May 2020

Drejtori gjeneral i klubit të Dritës, Feti Murseli ka deklaruar se futbollistët e klubit nga Gjilani do të paguhen edhe në muajt në vazhdim, shkruan Gazeta inFokus.

Murseli në emisionin më të ri sportiv në vend “Sporti n’Fokus” ka thënë se do ti qëndrojnë prapa lojtarëve me paga edhe në muajt korrik-gusht e shtator.

“Normal që do ti qëndrojmë prapa lojtarëve me paga siç jemi marrur vesh, kështu që besoj që nuk do të jetë telashe edhe për korrik dhe gusht nëse vazhdon, shpresojmë edhe për shtator të shkojmë sa ma larg”, ka deklaruar Murseli.

-Advertisement-

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera