Lajme

Fetai takon Gërvallën në Prishtinë pas incidentit në Shkup: Po bëhen hetime, do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 02 August 2024

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se pas incidentit të djeshëm në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Prishtinë ku mes tjerash është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Fetai ka thënë se ka njoftuar ministren kosovare për hetimet që po bëhen nga ana institucioneve maqedonase dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje që do të mund të konstatohet nga kamerat e aeroportit.

Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka thënë se ministrja Gërvalla është ankuar se ka pasur edhe raste të tjera të sjelljeve të pahijshme ndaj delegacioneve të Kosovës nga ana e personelit të sigurisë e angazhuar nga kompania që operon në Aeroportin e Shkupit.

-Advertisement-

Fetai në fund thotë se bashkë me ministren Gërvalla janë pajtuar që raportet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe se do të ketë angazhim të përbashkët për thellimin e tyre.

“U pajtuam se raportet ndërshtetërore në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se do të angazhohemi bashkërisht për t’i thelluar ato edhe më tej, mbi bazën e partneritetit, si shtete aleate që ndajnë vlera të përbashkëta dhe janë të lidhura ngushtë në çdo rrafsh”, ka shkruar Fetai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera