Lajme

Fetahu 10-vjeçar nga Tetova, bëhet me kulm mbi kokë (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 13 May 2017

Humanisti Halil Kastrati, ka marrë rrugën nga Kosova për në Tetovë për ta ndihmuar vogëlushin 10-vjeçar, Fetah Muharremi, i cili ndodh të kalojë dy ditë pa bukë.

Kastrati, përmes profilit të tij në Facebook, ka publikuar foto së bashku me Fetahin. Ai ka shkruar se po angazhohet që këtë familje ta bëjë më banesë.

“Nuk kthehemi në Prizren pa i rehatu”, ka shkruar Kastrati, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Dje mediat kanë raportuar për rastin e jetimit 10 vjeçar nga Tetova, Fetah Muharemi, i cili ka problem që ta sigurojë kafshatën e gojës. Dhe, fati deshi që qëllimi i Kastratit të realizohet lehtë, fal kontributit të shkupjanëve Osman Demiri dhe Ali Gërqeci. Fetahu u bë me banesë.

“Banesa është blerë 43 mijë euro, është e re me 63 metra katrorë”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera