Lajme

Fetah Rudi tregon se si e barten dy persona shkallëve të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 10 July 2020

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, është ankuar pasi që e ka të vështirë të qaset në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes fotografive që ka publikuar shihet duke u bartur shkallëve nga kati në kat nga dy persona.

“Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyj në sallën e Kuvendit!”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Ai thotë se me të njëjtin problem ishte ballafaquar edhe më parë.

“Me një problem të tillë jam ballafaquar edhe për 13 vite sa isha pjesë e Kuvendit Komunal ne Malishevë. Por asnjëherë nuk jam ndalur, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Rudi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera