Lajme

Festojnë në shesh me veturë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 26 November 2017

Festa që organizoi sonte organizoi sonte Lëvizja vetëvendosje në sheshin e Prishtinës mblodhi shumë simpatizantë të kësaj Lëvizje.

Qindra qytetarë me flamuj kombëtarë në dorë u mblodhën në sheshin “Ibrahim Rugova” për të festuar fitoren e kësaj partie në Prishtinë pasi që kandidati Shpend Ahmeti doli i pari pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.Festa kaloi në delirin e saj kur turmës iu drejtua Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, masë kjo e caktuar nga Gjykata.

Por kishte edhe të tillë që sheshit ia mësynë me veturë, gjë që është e ndaluar.Një BMW e bardhë e kapur nga kamera e KosovaPress, përshkoi sheshin tejpërtej, edhe pse Policia vetëm i ndaloi për pak çaste por që i la të vazhdojnë tutje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera