Lajme

Festivali Sunny Hill/ Komuna e Prishtinës merr këtë vendim

Autori: Ermirë Berisha 17:34 | 03 August 2022

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 4 ditët e ardhshme rruga për parkun e Gërmisë do të mbyllet, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas komunës ky vendim është marrë për arsye të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së festivalit Sunny Hill.

“Bazuar në mënyrën e organizimit të Sunny Hill Festival, është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet të cilat janë: në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë (Policia, Zjarrfikësit dhe Ndihma e Shpejtë).Organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Kosovo Police do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Të tjera