Kulturë

Festivali “Ditët e Shqiptarit” rikthehet me edicionin e dytë “Ditët e Nëntorit” në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 12 November 2024

Gjakova do të bëhet epiqendra e kulturës shqiptare me edicionin e parë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, një festë unike që mban gjallë trashëgiminë tonë përmes muzikës, paneleve dhe traditave tona tradicionale.

Nga data 19 deri më 30 nëntor 2024, Teatri “Hadi Shehu” do të mirëpresë artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe më tej, me një program që nuk duhet humbur:

* Opera e Kosovës “Goca e Kaçanikut” – 19.11.2024, ora 19:00

-Advertisement-

* Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë – 23.11.2024, ora 19:00

* Saz’Iso – 28.11.2024, ora 20:30

* Gala Koncert me Solistë dhe Ansamble Vokale e Instrumentale – 29.11.2024, ora 20:30

Veç përformancave të jashtëzakonshme, festivali ofron edhe ushqime dhe pije tradicionale që përcjellin shpirtin shqiptar.

Të gjitha të ardhurat e biletave do të përdoren për të promovuar turizmin kulturor të Gjakovës. Festivali organizohet nga Fondacioni për Gjakovën, i përkushtuar ndaj zhvillimit të kësaj komune të bukur si një destinacion turistik kulturor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera