Sport

Festim Alidema: Zoti është i madh

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 07 March 2021

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 23-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për kampionët aktual e shënoi sulmuesi nga Pozherani, Festim Alidema.

Alidema realizoi një supergol në minutën e 90+4’ për ti dhuruar tri pikë të arta skuadrës së tij.

-Advertisement-

Futbollisti nga Pozherani i Vitisë minuta me parë në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka publikuar golin e shënuar dhe i ka bënë një mbishkrim.

“Zoti është i madh”, ka shkruar Alidema në rrjetin social facebook.

Më poshtë keni postimin e sulmuesit të Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera