Lajme

Festë në veri të Mitrovicës, serbët e quajnë Gjuriqin gënjeshtar e mashtrues

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 13 January 2020

Serbët kremtojnë 13 janarin, Vitin e Ri serb, derisa Marko Gjuriqi ka siguruar serbët e Kosovës se Beogradi do të jetë përgjithmonë në Kosovë, përkrah tyre.

Gjuriqi, i cili dikur politikanin serb Oliver Ivanoviqin, i vrarë më 16 janar 2018, e quante tradhtar, tani e quan hero.

Serbët e veriut: Djegia e veturave akt mafioz, me të cilin subjektet dërgojnë mesazhin e qartë: “nëse nuk bie në rrugë, të pret plumbi”, këtë proces e ka kaluar edhe Oliver Ivanoviqi në regji të sistemit mafioz të Republikës së Serbisë, shkruan sot e përditshmja Zëri.

-Advertisement-

Veriu i Mitrovicës sot (e hënë) ka festë, kremtohet Viti i Ri serb, njëra prej datave më mitike në kalendarin dhe në mendjen e serbëve kudo që janë, në Kosovë e në Serbi. Sheshi “Car Llazari”, në cep të urës së Ibrit nga ana veriore, në të cilin është vendosur shtatorja e Knjaz Llazarit, me dorën e ngritur nga jugu, është stolisur me flamuj dhe me simbole të shtetit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, derisa muzika e zhurmshme, që vjen nga lokalet e shumta, nuk ndalet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera