Lajme

Festë në ministrinë e Dhurata Hoxhes

Autori: Halil Berisha 13:34 | 18 July 2019

Me shumë gjasë është ministria ku më së shumti është festuar përgjatë viteve.

Kryesisht, festat në ministrinë e integrimeve evropiane, janë bërë duke menduar që po bëhet liberalizmi i vizave, shkruan gazeta inFokus.

Por, si duket, dëshpërimin që as këtë vit nuk ka rend të kësaj pune, përsëri e kanë kthyer në gëzim.

-Advertisement-

Kësaj radhe kabineti i ministres u bë bashkë për të festuar ditëlindjen e këshilltarit, Skënder Berisha.

E derisa për viza e preferuar për të festuar është shampanja, për ditëlindje vendin e saj e zë tortja e pijet jo-alkoolike, shkruan gazeta inFokus.

Por, siç e do zakoni e tradita, për këshilltarin pati edhe dhurata. Skënder Berisha u mbi me këmishë të re./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera