Lajme

“Festë, farsë, marrëveshje xhentellmene me Vuçiçin” – Molliqaj tregon çfarë reciprociteti bëri Kurti me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 07 September 2022

Festë dhe farsë, por jo më shumë se kaq, e vlerësoi kryetari i së majtës socialdemokrate, Dardan Molliqaj, marrëveshjen për njohjen e letërnjoftimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshje xhentelmente për ta plasuar në marrëdhënie me publikun, konstatoi Molliqaj, derisa tha se qytetarët e Kosovës me letërnjoftime e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, por nuk kalojnë prej Serbisë e tutje në shtete tjera.

“Festa kishte rëndësi, jo përmbajtja e ujdisë për marrëveshjen. Sa më pak transparencë, aq më shumë festë. Sa larg ka shkuar farsa e dialogut, po bëjmë marrëveshje xhentelmene me Vuçiqin. Marrëveshja xhentelmene është platforma e re për marrëdhënie me publikun, jo metodë dialogu”, shkroi Molliqaj në Facebook.

-Advertisement-

“Vetëm pas dy javësh po kuptohet që lavdia e reciprocitetit paska qenë nënshtrim i heshtur përmes marrëveshjes xhentelmene”, vlerësoi ai.

Përderisa, siç tha ai, qyetatarët e Kosovës nuk dalin dot prej Serbisë me letërnjoftim të Kosovës, anasjelltas, “Prej Kosovës, me letërnjoftim të Serbisë kalon gjithandej, në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi”.

“Ky lloj trajtimi është në përputhje me trajtimin e Serbisë për kufirin Kosovë-Serbi si kufi i brendshëm”, përfundoi Dardan Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera