Festë e shampanja të hapura: Sa herë iu liberalizuan vizat Kosovës deri më sot?
Autori: Elvira Haxhiu 11:47 | 13 October 2022
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon të cilët nuk kanë të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen. Kjo pasi vendit me 1.8 milionë banorë ende nuk i janë liberalizuar vizat.
Edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka ndodhur ende, një gjë e tillë u festua e u urua disa herë, shkruan Gazeta Infokus.
Ishte viti 2010, kur asokohe kryeministri Hashim Thaçi ishte i bindur se brenda një kohe të shkurtër do të mund të udhëtohet pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Madje ai u zotua se do të përmbushte kriteret për liberalizim të vizave brenda 15 muajsh.
“Unë jam i zotuar t`i implementoj të gjitha kriteret demokratike bile edhe për më pak se 15 muaj që Kosova t`i kryen obligimet e veta për liberalizimin e vizave. Ndërsa kam besim të plotë dhe konfirmim edhe nga Brukseli, se Brukseli nuk do të vonohet më tepër se 15 muaj”, pati thënë aso kohe i pari i qeverisë.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi as pas 15 muajsh.
LEXO EDHE: Liberalizimi i vizave: A do të jetë sot dita historike për Kosovën?
E një premtim i ngjashëm erdhi edhe pas pesë vitesh nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, përkatësisht në vitin 2015. Madje ai atëkohë u shpreh i sigurt se qytetarët e Kosovës do të mund të udhtojnë pa viza në vitin 2016.
“Jemi të sigurt që në vitin 2016 qytetarët tanë do të udhëtojnë pa viza”, pati thënë Mustafa.
E urimet për liberalizim të vizave nuk mbaruan me kaq.
Kësaj radhe, përsëri Hashim Thaçi në cilësinë e presidentit të Kosovës, në vitin 2016, uroi qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Të nderuar qytetarë urime liberalizimi i vizave”, uroi asokohe Thaçi.
E për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës u festua edhe në zyrën e ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
“Urime juve dhe qytetarëve se na si zyrtarë dhe si ministra kena pas viza gjithë e se kena pas problem por më në fund e zgjidhëm problemin e qytetarëve të zakonshëm”, pati thënë Çollaku.
Por edhe kësaj radhe, pra në vitin 2016, qytetarëve të Kosovës nuk iu mundësua udhëtimi pa viza në zonën Schengen.
Ndonëse disa të tjerë e uruan, në vitin 2018 atëbotë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, befasoi në një intervistë televizive me 23 mars duke thënë se liberalizimi ka ndodhur pardje.
“Liberalizimi i vizave ka ndodhur pardje”, tha Haradinaj.
Mirëpo, si herëve tjera edhe kësaj radhe liberalizim të vizave për Kosovën në vitin 2018 nuk pati.
Pas gjithë këtyre urimeve e premtimeve, sot me 13 tetor në takimin e Grupit Punues të Këshillit Evropian në Bruksel do të diskutohet për liberalizmin e vizave për Kosovën.
E se një gjë e tillë do të ndodhë, ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, u shpreh skeptik se 13 tetori mund të jetë datë historike për Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë e liberalizimit të vizave.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, ai tha se arsyeja pse është skeptik është se ky proces tashmë është stërgjatë mjaft shumë edhe pse Komisioni Evropian e ka konfirmuar disa herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
“Po duket që ka një frymë mbështetëse në mesin e këtyre shteteve që e kanë kundërshtuar deri më tani këtë proces edhe pse unë jam skeptik duke pasur parasysh që u stërgjatë ky proces deri tani shumë edhe kundër asaj që ne i kishim plotësuar të gjitha kriteret e listuara nga Komisioni Evropian Komisioni Evropian edhe një herë e konfirmoi dje që Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave duket që është ndërmarrje politike edhe unë e kam thënë në të kalumen e hapur që dialogu i Brukselit tash është i ndërlidhur edhe me këtë proces fatkeqësisht e kanë ndërlidhur edhe me procesin e vizave”, deklaroi Raci për Infokus.
E skeptik për këtë çështje është shprehur edhe Agron Hoti, njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane.
LEXO EDHE: A do të jetë 13 tetori dita e liberalizimit të vizave për Kosovën?
Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se meqë çështja e vizave për Kosovës është ende në nivel të Grupeve Punuese, atëherë kjo është joreale që vizat të hiqen këtë vit.
“Meqë çështja e vizave për Kosovën është ende në nivel të Grupe Punuese, atëherë është joreale që vizat mund të hiqen këtë vit, aq më tepër kur vetë ambasadori aktual gjerman ka thënë se “vizat do të mund të hiqen në fillim të vitit tjetër”. Ndërkohë që, për mendimin tim, pa pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi, çështja e vizave mund të stërgjatët sërish ashtu sikurse që ka ndodhur deri me sot”, kishte thënë Hoti për Infokus.
Ndryshe, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012, ndonëse ende nuk është finalizuar.
Kosova është i vetmi vend në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, ndonëse qysh prej pesë vjetësh Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...