Sport

Festë e çmendur nga mijëra tifozë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 29 June 2018

I gjithë Gjilani është nën ethe duke parë skuadrën e Dritës duke luajtur në finalen e turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për sfidën kruciale të Dritës ndaj Lincoln Red Imps u mblodhën mijëra tifozë në palestrën e qytetit të Gjilanit.

Gëzimi i tyre nuk vonoi shumë, madje pas vetëm një minuti ishte Liridon Leci ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e kampionit të Kosovës.

-Advertisement-

Telegrafi ka siguruar foto nga momenti i festës të cilat i ka realizuar fotografi, Visar Beqiri.

Foto: Visar Beqiri

Drita me fitore në këtë duel do të garantonte festë të madhe në Gjilan, kurse në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kundërshtari i ardhshëm do të ishte përballë Malmo.

Rezultati vazhdon të jetë në të mirë të ekipit gjilanas teksa po zhvillohet pjesa e parë. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera