Festë dhe politikë, turistët largohen nga Betlehemi
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 24 Dhjetor 2017
Betlehemi ka nisur të ndiejë efektin e deklaratës së Donald Trumpit mbi Jeruzalemin. Qyteti i lindjes së Krishtit jeton praktikisht me turizëm, por këtë vit, me dhjetëra grupe vizitorësh e kanë anuluar udhëtimin e tyre.
Në rrugë, krahas zbukurimeve të Krishtlindjes, gjen edhe parulla ku Jeruzalemi përshkruhet si “kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës” e thirrje për një intifadë të re.
Arsyeja e bojkotimit nuk është thjesht rrjedhojë e zemërimit për shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Shkaku kryesor është shqetësimi nga mundësia e një shpërthimi të trazirave.Më shumë tensione përkthehen në më pak vizitorë. Shumë hotele raportojnë anulime prenotimesh, e më pak të huaj shihen sot në sheshin e Grazhdit, epiqendra turistike e Betlehemit.
Parashikimet nuk janë nga më të mirat as për ditët në vazhdim. Këtë herë, fluksi i njerëzve që duan t’i kalojnë festat në vendlindjen e Jezuit nuk duket edhe aq premtues, e më së pari pritet të vihet re një mungesë e palestinezëve të Galilesë, frekuentuesit më të rregullt të qytetit gjatë kremtimeve të krishtera.
Turistët izraelitë dhe ata me origjinë palestineze kanë anuluar gjithçka, e të njëjtën gjë po bëjnë edhe të huajt”, rrëfen Fadi Kattan, pronar i një bujtine dhe një restoranti në zemër të Betlehemit.Sezoni turistik, sipas tij, në fillim premtonte për mirë, por pas njoftimit të Trumpit gjërat ndryshuan.
Kjo është periudha më e rëndësishme e vitit për këtë qytet, ku ritet e Krishtlindjes mbahen në 3 data të ndryshme: më 25 dhjetor, siç e kërkon tradita romano-katolike e ajo protestante; më 6 janar, kur kremtojnë të krishterët ortodoksë; si dhe më 19 janar, dita e festimeve të komunitetit ortodoks armen.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...





































