Festat e fundvitit e gjetën në Kosovë: Gazetarja ukrainase rrëfen momentet e para të agresionit rus
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 02 January 2023
Edhe pse kishte lexuar për Kosovën dhe dinte pak për historinë e vendit tonë, gazetarja ukrainase Olga Lisnycha nuk e kishte menduar asnjëherë që festat e fundvitit do t’i kalonte në Prishtinë.
Olga Lisnycha është gazetarja e 12-të që ka gjetur strehim në Kosovë, pasi Rusia ka nisur pushtimin e vendit të saj më 24 shkurt 2022. Ajo arriti në Prishtinë pak javë më parë.
Gjatë një interviste për Telegrafin, gazetarja ukrainase ka ndarë rrëfimin e saj për situatën në Ukrainë dhe momentet e strehimit në Kosovë.
Ajo është shprehur se i dhemb zemra sa herë që flet dhe i kujton momentet e para të pushimit rus në Ukrainë.
“Një stuhi është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë, pasi ajo sjell vdekje dhe shkatërrim. Sulmet ajrore, nevoja për të ikur dhe bombarduar magazinë – e gjithë kjo është e tmerrshme. Më dhemb të flas për të gjitha këto”, shprehet Lisnycha.
Olga Lisnycha – gazetarja nga Ukraina
Lisnycha tutje e përshkruan si një “ferr të vërtetë” zonat e luftës në Ukrainë, derisa shton se askush nga të afërmit e saj nuk janë në zonën e luftës.
Edhe pse rreth 1.600 kilometra larg vendlindjes, Lisnycha ndjehet e lumtur që ndodhet në Kosovë.
Madje krahas trishtimit dhe frikës që mbretëronte tek ajo për vendlindjen e saj derisa fliste për ardhjen e saj në Kosovë dukej sikur ndjente një lehtësim. Ajo na tregoi se gjatë ardhjes së saj në Kosovë nuk pati ndonjë problem.
“Nuk kisha ndonjë problem. Nga Ukraina shkova në Vjenë dhe më pas me avion në Prishtinë”, rrëfen ajo për Telegrafin.
Lisnycha tutje e përshkruan Kosovën si një vend shumë të bukur, derisa shprehet se “njerëzit janë miqësor dhe mirëpritës”
“Kosova është një vend shumë i bukur, dhe Prishtina është e bukur, moderne, komode për jetë. Gjatë pushimeve të dimrit, rrugët, sheshet, restorantet dhe dyqanet janë të dekoruara bukur. Vendi ka një atmosferë të veçantë, përrallore. Më pëlqyen shumë njerëzit. Ata janë miqësorë dhe mikpritës, e të guximshëm. Më pëlqen edhe ushqimi vendas, është shumë i shijshëm dhe natyral”, tha gazetarja ukrainase.
Gazetarja Lisnycha thotë se ka lexuar shumë për Kosovën dhe se është interesuar shumë për ushqimet dhe restorantet këtu.
Olga Lisnycha
“Kam lexuar shumë për Kosovën, kam parë foto të bukura të natyrës dhe arkitekturës, jam interesuar për veçoritë e kuzhinës, sepse jam i interesuar profesionalisht për ushqimin dhe restorantet”, tha ajo.
Në fund të rrëfimit të saj për Telegrafin, Lisnycha pati edhe një dëshirë për babagjyshin e Vitit të Ri. Gazetarja ukrainase u shpreh se dëshira e saj e madhe e saj është “të jetoj në një Ukrainë paqësore dhe të begatë”.
“Dëshira ime më e madhe është të jetoj në një Ukrainë paqësore dhe të begatë. Dua që të jetë në një planet i ri, ku njerëzit e vlerësojnë jetën, dhe bëjnë gjithçka për ta kaluar atë që përjetuam”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Rusia deri më tash ka shkatërruar shumë zona në këtë shtet, ndërkaq sipas të dhënave nga Pentagoni deri më tani janë vrarë mbi 200 mijë njerëz nga të dyja vendet./Telegrafi
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...