Rozë

Festat e “çmendura”/ Hillary Clinton i del në mbrojtje Sanna Marin, publikon foton duke u “dëfryer” si sekretare Shteti

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 29 August 2022

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres së Finlandës, Sanna Marin,pas publikimit të videove të saj, duke u dëfryer në festa dhe klube nate.

Në një postim në Twitter, Clinton ka ndarë një foto ku shihet duke kërcyer në një mbrëmje, teksa ndodhej në Kartagjenë si Sekretare Shteti.

“Siç ka thënë Ann Richards, ‘Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta”. Këtu jam unë në Kartagjenë ndërsa isha atje për një takim si Sekretare e Shtetit. Vazhdoni të kërceni, Sanna Marin,”– shkruan Clinton në statusin e saj.

-Advertisement-

Postimin e Clinton e ka shpërndarë edhe kryeministrja Marin, e cila e ka falënderuar ish-kandidaten për presidente të SHBA-së për mbështetjen e dhënë.

Kujtojmë që kryeministrja Sanna Marin prej javësh u vu në qendër të mediave botërore, pas publikimit të disa pamjeve ku ajo shfaqej duke u argëtuar në shumë festa. Vetë kryeministrja kërkoi falje me lot në sy dhe tha se përveçse si e zyrtare e lartë e shtetit, ajo duhet parë edhe si një vajzë që kërkon të shijojë gjëra të tjera nga jeta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera