Festa në fshatin e paelektrifikuar
Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 30 Dhjetor 2017
Një rrugë gjarpërore që çan vargun e maleve të çon në Skoçne, një fshat i boshatisur krejtësisht prej përfundimit të luftës në komunën e Vushtrrisë.
Fshati i rrënuar krejtësisht kishte marrë epitetin e fshatit fantazmë, pasi që në gërmadhat e shtëpive të fshatit ke mundur të hasësh vetëm qen, dhelpra, ndonjë ujk apo ndonjë ari që zbrisnin nga bjeshka, por edhe gjarpërinjtë paraqisnin rrezik për ata që kalonin andej e sidomos për ata banorë të fshatit që shkonin “për të hequr mall” te shtëpitë gërmadha.
Në maje të bjeshkës, që quhet “Çuka e Skoçnes”, ndodhen themelet e një kalaje të vjetër, një monument kulturor e historik për të cilën nuk ishte bërë asnjëherë ndonjë hulumtim për të ditur se cilës periudhë i takon.
Megjithatë, këtij fshati që dikur kishte 23 shtëpi, ngadalë por sigurt po i kthehet jeta.
Bijtë e këtij fshati, siç thonë në fshat, nuk e lënë atë të vdesë, përkundrazi kanë vendosur ta ringjallin, shkruan Zëri.infoRasim Lahu, njeriu që ktheu jetën në Skoçne.
Një shtëpi dykatëshe, e vetmja në këtë fshat, ka zgjuar kërshërinë e vushtrriasve, por edhe të institucioneve komunale.
Rasim Lahu, një ish-zyrtar komunal, kishte vendosur të kthehet në truallin ku kanë jetuar gjysh e stërgjysh.
Me bashkëshorten e tij, mësuese, Rasimi është bërë banori i parë i fshatit në të cilin ishte lindur.“Gjithmonë kam menduar që një ditë të kthehem në fshat dhe koha erdhi kur dola në pension.
Ato bjeshkë, ato fusha, ara e livadhe sikur me thërrisnin, sikur e dëgjoja zërin e babait, të gjyshit e të kushërinjve.
Deri vonë aty kishte jetë, i kujtoja ato kohë dhe vendosa të kthehem. Ua thashë gruas, djemve e vajzave se kam vendosur të kthehem atje, se diçka po ma gërryen shpirtin, nuk po më le të qetë.
Ata më përkrahen, më ndihmuan dhe në këtë mënyrë ndërtova shtëpinë. Më ka ndihmuar shumë fakti se dy kushërinj, Tasimi dhe Basriu, pak kohë më përpara patën ndërtuar nga një fermë, Basriu fermë lopësh, ndërsa Tasimi fermë delesh e të dhive.
Në këtë mënyrë kam pasur me kë ta ndërroj ndonjë fjalë, besa edhe të bëjmë plane që t’i sjellim në fshat edhe banorët tjerë që janë shpërngulur”, tregon Rasimi, derisa hapte derën e shtëpisë, e vetme në Skoçne.
Njeriu që ktheu jetën në Skoçne thotë se kushtet për të jetuar aty janë shumë të vështira, por dëshira për ta jetësuar amanetin e të parëve të tij ka qenë shumë më e madhe.“Problemet më të madha janë rruga dhe rryma.
Nga qyteti i Vushtrrisë Skoçna është larg 6 kilometra dhe sikur kjo rrugë të asfaltohej, si dhe sikur të instalohej rrjeti elektrik, atëherë sigurisht që banorët nuk do të hezitonin të ktheheshin, shkruan Zeri.info

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...



































