Lajme

Festa e Sulltan Nevruzit, uron Haradinaj: Kjo ditë le të sjellë ngrohtësi e harmoni për të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 21 March 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka uruar që kjo ditë të sjellë ngrohtësi e harmoni për të gjithë.

“Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës dhe mbarë komunitetit të besimtarëve, iu uroj festën e Sulltan Nevruzit. Le të sjellë kjo ditë shëndet, ngrohtësi e harmoni për të gjithë!”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera