Lajme

Festa e Bajramit afrohet, ndërsa çmimet e ushqimeve rriten

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 28 August 2017

Na ndajnë disa ditë nga festa e Kurban Bajramit, e megjithatë atmosfera e saj ka nisur të ndihet në Shkup. Çmimet e produkteve ushqimore e kryesisht atyre që përdoren për festa, vazhdojnë të konsiderohen të lartë. Qytetarët thonë se kanë nisur të ndihet rritja e çmimeve e sidomos e arrave për bakllava.

“Në Bit Pazar njëjte janë çmimet, diku tjetër nuk e di por këtu në Pazar çmimet janë më të ulëta. Normal ndryshon diçka që duhet për shembull arrat e disa gjëra tjera që përdoren për festa janë më të shtrenjta”, tha Galip Alili, qytetar.

E përkundër qytetarëve që thonë se çmimet e disa produkteve janë rritur, tregtarët thonë se çmimet nuk kanë ndryshuar, ata vazhdojnë të jenë të njëjta si ditët e mërparshme.

-Advertisement-

“Shitja dobët është nuk është si duhet. Çmimet janë të njëjta, kush nuk ka blerë mendon që çmimet janë rritur, për shembull arrat tanimë gati 3 muaj janë 700 denarë. Edhe pse është festë shumë pak ka lëvizje, nuk kanë njerëzit para, është krizë e madhe, momentalisht është dobët”, tha Ekrem Maliqi, shitës.

Edhe katër ditë na ndajnë nga festa e Kurban Bajramit, e cila do të jetë ditë jopune për besimtarët mysliman, ndërsa pritet të shihet se a do të ketë rritje çmimesh deri në ditën e festës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera