Lajme

“Ferri” jo vetëm në Europë, Amerika përfshihet nga i nxehti afrikan. Temperatura deri në 56 gradë C

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 17 July 2023

I nxehti nuk ka përfshirë vetëm Evropën, temperaturat arritën kulmin në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Death Valley, kapën nivelin 56 gradë Celsius duke thyer rekordin e vitit 1913.

Por kjo nuk ndikoi në uljen e numrit të vizitorëve, por ndodhi e kundërt. Turistët u dyndën në Luginën e Vdekjes për të bërë një foto pranë ekranit dixhital ku temperatura shënoi

Disa vizitorë e panë nxehtësinë ekstreme si një paralajmërues se ndryshimet klimatike po intensifikohen. Sipas ekspertëve, temperatura në vendin më të nxehtë në glob mund të arrijë në vitet e ardhshme edhe 60 gradë Celsius.

-Advertisement-

Rekordet e temperaturës sipas meterologëve pritet të thyen në 38 qytete. Në Las Vegas, vala e fortë e të nxehtit ka thyer një tjetër rekord temperature duke arritur në 47.2C. Mbi 110 milionë amerikanë janë nën paralajmërim për të nxehtin ekstrem.

Kushtet e rrezikshme të nxehtësisë vazhduan në të gjithë shtetin e Teksasit. Qindra njerëz u mblodhën në pishinën Barton Springs në Austin, Teksas, ndërsa në San Antonio, fëmijët luanin në shatërvanët publikë të qytetit.

Ndërkaq në Phoenix, Arizona, temperaturat kanë arritur në 43 gradë Celsius dhe sipas meterologëve pritet të mbetet e tillë për 17 ditë.

Nga ana tjetër disa pjesë të shteteve verilindore të SHBA-së janë përfshirë nga përmbytjet. Rrugët u bënë të pakalueshme ndërsa në disa zona raportohet edhe për rrëshqitje dheu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera