Sport

“Ferri” i Stambollit, shansi i fundit për Zidane

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 22 October 2019

Humbja e kësaj të shtune ndaj Mallorcas, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Zindedine Zidane. Kjo humbje i kushtoi rëndë Real Madridit, të cilët u kaluan me një pikë më shumë në renditje nga Barcelona e cila aktualisht ndodhet në vendin e parë.

Reali do të luaj këtë mesjavë kundër Galatasarayt në kuadër të Champions League.

Sfida paraqitet mjaft delikate si për të ardhmen e Zidane në krye te “Los Blancos”, por edhe për ecurinë e klubit madrilen në Champions.

-Advertisement-

Në rastin e një dështimi në mesjavë, presidenti Florentino Perez, ka gati dy emra për të zëvendësuar francezin. Njëri është Jose Murinho, i cili e njeh mjaft mirë ambientin pasi e ka drejtuar ekipin mbretëror edhe në të kaluarën dhe do ta mirëpriste krahëhapur një rikthim në Madrid, ndërsa i dyti në listën e dëshirave qëndron Maksimiliano Alegri i cili ka mbyllur aventurën këtë verë me italianët e Juventusit dhe është gati për një sfidë të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera