Sport

Ferrari-Raikkonen, drejt rinovimit edhe për dy vite të tjera

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 13 August 2018

Kimi Raikkonen duket se do të qëndrojë te Ferrari edhe për dy vitet e ardhshme.

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, pas ndarjes nga jeta të Sergio Marchionnes “kokëkuqja” italiane ka ndryshuar strategji, e ka vendosur që të rinovojë kontratën me pilotin finlandez, duke vënë në plan të parë vazhdimësinë e bashkëpunimit mes Vettelit e Raikkonenit.

Vetëm përpara pak muajsh, në ambientet e skuderisë italiane flitej për ardhjen e mundshme të Charles Leclerc, për të marrë vendin e Kimi Raikkonen, por kjo lëvizje duket se është shtyrë për më vonë.

-Advertisement-

Gjithnjë sipas medies franceze, zyrtarizimi i rinovimit të kontratës mendohet se do të bëhet në Çmimin e Madh të Belgjikës, gara e parë e Formulës 1 pas pushimeve të verës, ose më 2 shtator, kur është planifikuar të zhvillohet gara e Monzas në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera