Sport

Ferrari legjendar, “kokëkuqja” feston 70-vjetorin

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 09 September 2017

Makina legjendare e garave automobilistike, Ferrari festoi 70-vjetorin e themelimit. Ishte viti 1947 kur Enzo Ferrari prezantoi të parën makinë garash për të shkruar më pas historinë në Botërorin e Formula 1.

Ky kampionat startoi në vitin 1950 dhe “kokëkuqja” italiane ishte ndër të parat skuadra që morën pjesë në të. Debutimin në Botërorin e Formula 1 në Çmimin e Madh të Monaco-s duke e mbyllur garën në vendin e dytë me Alberto Ascarin. Fitoren e parë në Formula 1, Ferrari e festoi në korrikun e vitit 1951 në Silverstone me argjentinasin Jse Froilan Gonzales. Deri në atë moment ishte Alfa Romeo që i dominonte dhe fitonte garat

Titullin e parë botëror për pilotë, Ferrari e fitoi në 1952 me Ascarin. Titulli për konstruktorë në Formula 1 u vendos në 1958, por “kokëkuqja” italiane e fitoi atë për herë të parë në 1961. Ferrari është e vetmja skuadër që ka qenë e pranishme në të gjithë edicionet e Botërorit të Formula 1 pa ndërprerje. Javën e ardhshme,  do të zhvillohet Çmimi i Madh i Singaporit dhe për skuderinë italiane do të jetë gara e 228 e saj që nga viti 1950. Në total Ferrari la mundur të fitojë 16 tituj për konstruktorë, i fundit është ai i vitit 2008.

-Advertisement-

Për sa i përket titullit për pilotë, kokëkuqja ka 15 të tillë. Ai që e ka nderuar më shumë Ferrarin është Michael Schumacher që triumfoi për 5 vjet radhazi në periudhën 2000-2004 për t’u bërë i pari kampion bote i Ferrarit që nga titulli i Scheckter në 1979.

Hera e fundit që Ferrari ka fituar një titull për pilot ka qenë në vitin 2007 me Kimi Raikkonen. Në këtë sezon, Ferrari është në një duel të hapur me Mercedes dhe ndodhet në vendin e dytë për konstruktorë, ashtu sikurse edhe Vettel që është pas Hamilton me pilotin gjerman që u parakalua nga britaniku pikërisht fundjavën e kaluar në Çmimin e Madh të Italisë, gara e shtëpisë së Ferrarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera