Sport

Ferrari i Schumacher në ankand, ja shuma marramendëse e “kokëkuqes”

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 21 June 2019

Makina Ferrari me të cilën Michael Schumacher dominoi botërorin e vitit 2002, ku u shpall kampion bote në Formula 1 do të dalë në ankand. Me këtë makinë, piloti gjerman, 7 herë kampion bote, fitoi në garën e Australisë, Brazilit, San Marino, Spanjës, Austrisë, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Japonisë.

Sipas specialistëve, kjo makinë Ferrari F2002 vlerësohet nga 5.5 deri në 7.5 milionë dollarë, shumë në të cilën pritet të nisë edhe ankandi. Gjithsesi, pritet që shitja e Ferrarit ta kalojë këtë shifër, për më tepër që bëhet fjalë për “kokëkuqen” e pilotuar nga legjenda Michael Schumacher.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera