Auto&Tech

Ferrari GTC4 Lusso T me mundësi që të përshtatet për kërkesat e secilit klient (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 08 November 2018

Kompanitë që merren me ndryshimet e mundshme dhe përshtatjen e makinave Ferrari, kanë treguar mundësitë në Ambasadën Italiane në Tokio.

Dihet që makinat Ferrari janë të shtrenjta, por çfarë mund t’i bëjë ato edhe më ekskluzive, janë mundësitë e përshtatjes për nevojat e klientit,

Modeli GTC4 Lusso T, ka qenë shënjestra e kompanive të ndryshme që merren me këto përshtatje, që e kanë përditësuar dhe krijuan përfundime të ndryshme, ashtu siç ka dashur blerësi.

-Advertisement-

Këto mundësi, ata i treguan para klientëve të shumë në Ambasadën Italiane në Tokio të Japonisë.

Prezantimi raportohet të ketë qenë shumë i suksesshëm, pasi ka pasur shumë kërkesa dhe rezervime, që modelet Ferrari, të kalojnë nëpër duart e ekspertët e punëtorive të tyre.

Ndryshimet nuk vijnë lirë, pasi kërkesat e klientëve janë të madha, sepse kërkojnë lëkurë të shtrenjtë për ulëse, përfundime nga ari, si dhe dru shumë kualitativ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera