Sport

Feronikelit i rikthehen Veseli e Berisha

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 04 August 2020

Përveç ardhjeve të reja në futbollistë, FC Feronikeli është përforcuar edhe në aspektin administrativ.

Artan Berisha dhe Ragip Veseli janë edhe zyrtarisht pjesë e klubit, me besimin e plotë të presidentit Ramaj në ta.

Dyshja Veseli dhe Berisha pritet ti japin freski klubit, pas një edicioni jo të mirë në sezonin 2019/20, thuhet në njoftimin e klubit, raporton Gazeta “Sheshi”.

-Advertisement-

Ragip Veseli vjen në pozitën e zëvendës Presidentit të klubit, ndërsa Artan Berisha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Pas ardhjes në bord të Ragip Veselit dhe Artan Berishës, klubi pritet të sjellë futbollistë me emra të mëdhenjë në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

Berisha ishte pjesë e Feronikelit, në kohën kur ky klub fitoi dy tituj kampioni në vitet 2015 dhe 2016.

Gjatë javës priten edhe zyrtarizime të reja në aspektin sportiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera