Sport

Feronikeli ‘shkatërron’ Trepçën 89, fiton Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 24 May 2019

Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për vitin 2019, pasi në finale e ka ‘shkatërruar’ Trepçën ’89 me rezultat 5-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” futbollistët e Nilit shënuan pesë gola, ndërsa minatorët vetëm 1.

Golat për ‘industrialistët’ i realizuan Astirt Fazliu, Mendurim Hoti, Albutrint Moira dhe Kastriot Rexha 2x, kurse golin e vetëm për 89-shin e shënoi Ardian Muja.

-Advertisement-

Kjo është hera e tretë që Feronikeli e fiton Kupë e Kosovës.

Triumfi i Feronikelit ia mundëson Prishtinës si nënkampione që të marrë pjesë në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Pas titullit të kamponit, ky është trofeu i dytë për skuadrën e trajnerit, Zekrija Ramadanit, e cila e ka të garantuar edhe Superkupën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera