Sport

Feronikeli ‘shkatërron’ Gjilanin, Bedri Greca para syve te Mezanit realizon Hat-tirck

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 20 September 2020

Skuadra e Feronikelit e ka nisur furishëm sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Nikli e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 4-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Tre golat e parë për ‘industrialistët’ i ka realizuar transferimi i ri, Bedri Greca, i cili debutoi më Hat-trick të skuadra e Feronikelit, ndërsa golin e katërt e shënoi Cesar Santos, i cili po ashtu realizoi në debutim.

-Advertisement-

Greca sezonin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit, por pas mospajtimeve me trajneri Gentjan Mezanin u largua dhe kaloi te skuadra e Laçit.

E sot futbollisti shqiptar para syve te Mezanit ka arritur ti realizoj tre gola dhe ta mposhtë i vetëm Gjilanin.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli renditet i treti me tre pikë, ndërsa Gjilani i fundit me 0 pikë.

Nikli në xhiron e dytë është mysafir i Ballkanit, ndërsa Gjilani e pret Llapin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera