Sport

Feronikeli – Prishtina, vjen lajmi i rëndësishëm nga Drenasi

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 16 May 2019

Feronikeli është nikoqir i Prishtinë në duelin e fundit për këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

E ashtuquajtura “finale” pasi do të përcaktoj fituesin e titullit kampion do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Industrialistët kanë njoftuat për qeshtjen e biletave por vetëm për tifozërin e vet, pasi stadiumi i cili është në ndërtim e sipër nuk i plotëson kushtet për dy tifozëri, pasi momentalisht ka vetëm tribunën perëndimore.

Kësisoj bardhekaltërit nuk do ta kenë mundësinë e përkrahjes nga “Plisat” brenda stadiumit.

Kujtojmë se Feronikeli edhe me barazim shpallet kampion, kurse Prishtinës i duhet vetëm fitorja./Gazeta inFokus/

Të tjera