Sport

Feronikeli nënshkruan me supertalentin, Keith Groeneveld

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 06 December 2019

Feronikeli ka vazhduar vazhdën e transferimeve të reja në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar është supertalenti, Keith Groeneveld.

Pas negociatave jo të lehta, FC Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin, Keith Groeneveld, që t’i bashkohet skuadrës.

Qendërmbrojtësi ka luajtur në skuadra si Cape Town City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme Belge, Standard Lige, Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U18 të Përfaqësueses së Belgjikes dhe U20 të Afrikës së Jugut.

-Advertisement-

Kujtojmë se futbollisti më parë ishtë edhe njëri nga objektivat e Manchester United, madje, Van Gaal, ish trajneri i Unitedit kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin më Groeneveld, ai ishtë për teste edhe në Londer te ekipi i Arsenalit.

20vjeçari me një gjatësi 1.90cm i bashkohet klubit në këtë afat dimror për të përforcuar skuadrën edhe më shumë.

Groeneveld, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor ofanziv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera