Fero pranon fajësinë dhe kërkon falje ndaj personit që e goditi
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 02 December 2021
I akuzuari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan është deklaruar fajtor se goditi me duar në shpinë të dëmtuarin Abaz Abazi, i cili më pas ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.
Pas leximit te aktakuzës nga prokurorja Huma Jetishi, i akuzuari Shabani ka pranuar fajësinë, duke thënë se është pajtuar me të dëmtuarin Abazi dhe se i ka kërkuar falje.
Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurorja Jetishi.
Më pas, gjyqtari i vetëm gjykues, Veli Kyreziu ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Feronit Shabani, për kryerjen e veprës penale sipas aktakuzës së lartcekur.
Gjyqtari Kryeziu shtoi se pranimi i fajit mbështetet në faktet e çështjes që përmban aktakuza dhe se aktakuza nuk përmban asnjë shkelje të qartë ligjore ose faktike.
Shqyrtimi fillestar ka vazhduar me fjalën përfundimtare të prokurores Jetishi, e cila tha se mbetet në tërësi pranë aktakuzës.
Pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë, prokurorja i propozoi gjykatës që me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Sipas aktakuzës, më 20 gusht 2021, ne rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin Abaz Abazi, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore, ashtu që i pandehuri fillimisht ndalet me veturë e tij para të dëmtuarit dhe pas një mosmarrëveshje verbale, del nga vetura dhe të njëjtin e godet me duar në shpinë.
Aktakuza thotë se për shkak të lëndimeve të pësuara, i dëmtuari kërkon ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, sipas raportit mjekësor kualifikohen si dëmtime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me çka, ngarkohet se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185, paragrafi 1 nënparagrafin 1.4 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vite. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...
-
Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova duhet ta rris prodhimin vendor
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Pas akuzës nga Haxhiu, Basha e quan Sami Lushtakun “bandit”
Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar nda...
-
Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka...
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...
-
Ambasadori i Finlandës: Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ...
-
Lendita Bekteshi mesazh qytetarëve: LDK-ja është si një familje, ky është momenti që e kemi pritur
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Jeta Rafuna: Kryeqyteti e refuzon mashtrimin, Prishtina është LDK
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna- Hasani, ka ndarë pa...