Rozë

Fero paralajmëron publikimin e këngës “1 e keni”

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 07 April 2020

Rep-artisti Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, tashmë ka filluar të prodhojë muzikë nga kompania e tij muzikore.

Në tregun muzikor, ai është tejet aktiv duke sjellë kohëve të fundit materiale të reja muzikore. Ditë ma parë, ai kishte paralajmëruar se projekti më i ri muzikor do të publikohet shumë shpejt, e që tani ka caktuar një datë.

Përmes rrjetit social Instagram, Fero ka publikuar një fotografi ku shihet i ulur në një karrige teksa lajmëron këngën e re.

-Advertisement-

“’Fero 1 e keni’, 10.04 ose pasnesër mund të shihni klipin ora 12 të mesnatës”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se projekti i tij i fundit titullohet “Marijuana” e që fillimisht ishte fshirë nga YouTube për shkak të përmbajtjes dhe më pas është rikthyer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera