Sport

Fernando Torres tregon arsyen pse u largua nga Liverpooli

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 15 September 2020

Fernando Torres ka treguar se cila ishte arsyeja kryesore që vendosi të largohej nga Liverpooli dhe të kalonte tek Chelsea në vitin 2011, shkruan Gazeta inFokus.

“Kishte shumë gënjeshtra nga pronarët, unë doja të fitoja tituj, kurse koha po ikte”, është shprehur Torres.

Spanjolli kishte kaluar nga Atletico Madrid tek Liverpooli, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe duke kaluar më pas tek rivali i tyre Chelsea për 50 milionë.

-Advertisement-

“Isha shumë i lumtur tek Liverpool, por iu kujtohet që në atë kohë klubi filloj të kalonte një periudhë mjaft të vështirë. Ata shiten lojtaret me të mirë, Javier Mascherano u largua, Xabi Alonso, poashtu edhe trajneri Benitez.

Erdhën lojtarë të rinj që do t’i duheshin disa vite kohë për tu ri formësuar klubi, kështu që vendosa të largohem. Vitet po iknin dhe dëshiroja të fitoja trofe, kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse lashë shtëpinë time në Atletico drejt Liverpoolit.

Udhëheqësit e klubit te Liverpool me gënjyen kësisoj u detyrova të gjeja vet zgjidhje, që ishte Chelsea, besoja që aty do të fitoja tituj.”

Torres është shprehur që nuk është i penduar për vendimin që kishte marrur, për të kaluar nga ‘Anfield’ tek ‘Stamford Bridge’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera