Fermerët vendor përfitojnë nga kultivimi i bimëve aromatike
Autori: Gazeta inFokus
22:35 | 23 November 2019
Kultivimi i drithërave dhe bimëve mjekësore aromatike, janë disa nga veprimtaritë bujqësore, me të cilat merret Driart Mehmetaj. Familja e tij nga fshati Gurrakoc i Istogut tash e disa vite merren me bujqësi e me blegtori. Edhe pse në moshë të re, ai flet me shumë pasion për punën që bën.
“Jam agronom i diplomuar, ndërsa merrem me kultivimin e kulturave të ndryshme e tashmë edhe me bimë mjekësore dhe aromatike dhe nga viti në vit sipas nevojave ndryshon edhe sipërfaqja e mbjellë me këto bimë, kryesisht mbjellim 70 hektarë drithëra”, ka treguar Mehmetaj, duke shtuar se në veprimtarinë e tyre bujqësore janë 15 punëtorë.
Driarti shprehet tejet i kënaqur edhe me rendimentet e kulturave të mbjella. Përveç kësaj, ai thotë se merren edhe me kultivimin e preshit.
“Me kulturën e preshit kemi të mbjellë afërsisht 3 hektarë. Kemi afër katër vite që merremi me këtë kulturë. Është kulturë mjaft fitimprurëse dhe jep diku 30 tonë për hektarë më një çmime të mirë”, thotë ai.
Një sasi e madhe e kësaj kulture bujqësore eksportohet. “Preshi kryesisht shkon për eksport në tregje të huaja”, thotë ndër tjerash fermeri Mehmetaj. Krahas këtyre kulturave edhe pemëtaria është një ndër veprimtaritë bujqësore që e bën kjo familje.
Në hapësirat e tokës që shfrytëzon kjo familje, kanë të mbjellë edhe rreth 7 hektarë me mollë.
Për ngritjen e kësaj pemishte, ata janë mbështetur përmes granteve investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Krahas sektorit të hortikulturës, Driarti tregon se merren edhe me blegtori. Përmes mbështetjes së MBPZhR-së, në fermën e tyre kanë 40 krerë lopë qumështore.
“Ne jemi si biznes familjar dhe kemi diku afër 40 lopë qumështore dhe për ndërtimin e stallës së lopëve kemi marrë ndihmën nga Ministria e Bujqësisë”, thotë Driart Mehmetaj.
Ambiciet e këtij fermeri nuk mbarojnë me kaq. Ai tregon se planifikojnë që të zgjerojnë biznesin e tyre, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve e bashkë me këtë edhe sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore. Ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë. “Ne në aspektin e zgjerimit të biznesit mendojmë të rrisim numrin e punëtorëve dhe mendojmë të rrisim sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore. “Iu bëj thirrje të rinjve që të merren me bujqësi, pasi që këto veprimtari bujqësore janë mjaft fitimprurëse.
Ndryshe, MBPZhR-ja vetëm gjatë vitit të kaluar ka mbështetur përmes pagesave direkte 6623 fermerë me 2.6 milionë euro për zhvillimin e sektorit të perimtarisë dhe për pemishtet ekzistuese ka ndarë 1.8 milionë euro për 4896 përfitues. Ndërkaq, 244 kultivues të bimëve mjekësore dhe aromatike janë përkrahur përmes pagesave direkte në vlerë prej 277 mijë euro. Krahas kësaj, MBPZhR-ja ka mbështetur edhe sektorin e blegtorisë, ku përmes pagesave direkte në vlerë prej 4 milionë euro ka përkrahur 7595 fermerë aplikues për lopë qumështore. Ndërsa, ky sektor gjatë vitit 2018 është përkrahur edhe me pagesa direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë në vlerë prej 1.8 milionë euro.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































