Lajme

Fermerët me 200 traktorë ia mësyjnë Ministrisë së Bujqësisë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 23 September 2021

Mbi 200 fermerë janë nisur me traktorë drejt Ministrisë së Bujqësisë.

Kjo pasi, ata janë të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo protestë ishte paralajmëruar edhe më herët nga bujqit.

-Advertisement-

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje nga nisja e fermerëve drejt Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera