Uncategorized

Fermerët kremtojnë festën e të korrave

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 23 September 2022

Stina i korrjeve të vjeshtës ka filluar në mbarë Kinën, ndërsa fermerët kinezë organizuan të premten shfaqje me temën e të korrave dhe lojëra sportive e bujqësore për të kremtuar Festën e 5-të të të Korrave.

Festa e të Korrave e Fermerëve Kinezë, që ka nisur në vitin 2018, përkon çdo vit me “Sanataditën e vjeshtës”, një ndër 24 fazat stinore sipas kalendarit hënor kinez, kur dielli bie pingul mbi ekuator dhe kur dita e nata janë të barabarta. Sivjet kjo ditë qëllon më 23 shtator. Festa e të Korrave e Fermerëve Kinezë është një rast për kremtimin e rrënjëve bujqësore të vendit, e nderimit për sezonin e korrjeve dhe e respektit për ata që punojnë tokën.

Me rastin e festës, presidenti kinez Xi Jinping uroi fermerët dhe punonjësit e sektorit bujqësor të mbarë vendit.

-Advertisement-

Të korrat e vjeshtës pritet të zënë afro 75 për qind të prodhimit të përgjithshëm të drithit në Kinë këtë vit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale, fermerët kinezë kanë korrur ose vjelë një sipërfaqe prej afro 16 milionë hektarësh, duke arritur 18.1 për qind të objektivit.

Ministria e Bujqësisë pritet të mobilizojë më shumë se 30 milionë makineri bujqësore gjatë sezonit të korrjeve e vjeljeve të vjeshtës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera