Rozë

“Ferma VIP”, dënimi i parë për humbësit e sfidës

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 23 March 2024

Humbësit e sfidës së parë të “Ferma VIP” kanë marrë edhe dënimin e parë nga Agai. Besi iu shpjegoi katër konkurrentëve humbës, Valerit, BabyGee, Xhesikës dhe Renisit vendimin.

Ata do të flejnë në një ambient tjetër nga bashkëudhëtarët e tyre në këtë rrugëtim. Bëhet fjalë për një shtëpizë, që Besi e përshkruan si përrallash.

“Keni një suprizë tjetër nga Agai, përveç se do e keni tualetin jashtë, do e keni alla turke”, shpjegoi Besi.

Shtëpiza përbëhet nga krevatë marinari, duke i “mohuar” humbësve disa nga privilegjet e banorëve të tjerë.

-Advertisement-

Fermerët nuk duhet që të kalojnë gardhin e caktuar nga Agai, teksa do pagëzohen si “fakirët e parë” të këtij formati. Atyre nuk iu lejohet të kalojnë në ambientet e tjera përtej gardhit dhe nesër duhet të zgjohen herët, sipas sinjalit të Agait, ku do të merren me punët e fermës, si një parakusht për të hyrë në shtëpi.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy