Lajme

Ferizajasi dorëzon kuletën e humbur në Polici, ishte e një serbi nga Shtërpca

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 17 April 2021

Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt (M/SH/K), në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura. Portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera ( letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).

-Advertisement-

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera