Lajme

Ferizaj| Shoqërohen në polici 10 persona, ishin duke luajtur bixhoz në orë policore

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 30 April 2021

Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë bastisjen në një lokal ka kapur 10 persona duke luajtur bixhoz.

Ndërron jetë profesori i Fakultetit Juridik, Agur Sokoli

-Advertisement-

Sipas policisë, të gjithë personat janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes.

“Me vendim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:- 156 qipa ( zhitona),10 palë letra bigjozi dhe një sasi e parave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera