Lajme

Ferizaj shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 05 June 2018

Me aktivitete të shumta pastrimi është përcjellë dita ndërkombëtre e mjedisit në Ferizaj.

Kryetari i Komunës Agim Aliu së bashku me drejtor të drejtorive dhe zyrtarë komunal si dhe përfaqësuesit e organizatës “Let’s Do It Kosova” janë mbledhur për ta shënuar këtë ditë.

Aliu u shpreh se qeverisja lokale është e përkushtuar në kujdesin ndaj mjedisit përgjatë 365 ditëve të vitit,Kryetari i Ferizajt, ftoi edhe qytetarët që të kujdesen për mjedisin e përbashkët duke mos e ndotur atë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Besarta Gashi nga “Let’s Do It Kosova” duke falënderuar Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për pjesëmarrje, në këtë aktivitet vuri theksin tek nevoja e vetëdijesimit të mëtutjeshëm të qytetarëve anembanë vendit për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë ditës, në shënim të kësaj dite që nga orët e hershme të mëngjesit janë organizuar edhe një varg aktivitetesh nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ndër to vendosja e kontejnerëve në sheshin e qytetit, eliminimi i deponive ilegale, mbjellja e drunjve dekorativ në disa pjesë të qytetit, pastrimi i vijës hekurudhore në zonën qendër, ku të angazhuar ishin klubet e gjelbra nga shkollat e qytetit dhe nxënës nga të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, nën asistimin edhe të punonjësve të kompanive publike KRM “Pastërtia” si dhe “Ambienti”, për kontributin e së cilëve, Komuna e Ferizajt i falënderon publikisht.

Si simbolik e datës 5 qershor – Ditës Botërore të Mjedisit u mbollën 5 dru dekorativ në parkun e qytetit, gjegjësisht në sheshin “Hyrë Emini”./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera