Lajme

Ferizaj publikon listën e lejeve ndërtimore

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 03 August 2018

Komuna e Ferizajt ka publikuar listën e lejeve ndërtimore për objektet e larta të banimit kolektiv, të dhëna nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për periudhën 01 janar – 31 korrik 2018.

” Ky publikim është bërë pas një procesi verifikimi nga ana e punonjësve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, të cilët kanë verifikuar lejet ndërtimore të dhëna gjatë kësaj periudhe kohore. Në këtë listë janë të përfshira lejet ndërtimore si dhe lejet e tjera si ato mjedisore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit. Në tërësi, gjatë kësaj periudhe kohore, qeverisja e re ka lëshuar vetëm 6 leje ndërtimore, të gjitha sipas standardeve të ndërtimit dhe ligjeve e akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë. Ky numër i lejeve të lëshuara është tregues se qeverisja e re, është e përgjegjshme, respekton procedurat dhe kriteret e ndërtimit në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit, në respektim të plotë të kërkesave të komunitetit të lagjeve, zonave të banimit”, thuhet në një komunikatë nga komuna  e Ferizajt.

Sipas komunës punimet që po kryhen në disa zona urbane për ndërtimin e objekteve të larta të banimit kolektiv, kryesisht në zonën qendër, jashtë standardeve dhe kritereve të ndërtimit janë ndërtime që po kryhen sipas lejeve të lëshuara në muajt e fundit të qeverisjes nga pushteti i kaluar dhe vazhdimisht janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe ndërhyrjes së tyre varësisht nga kufizimet që parasheh leja ndërtimore.

-Advertisement-

“Në këtë listë të publikuar të lejeve të ndërtimit është e përfshirë vetëm periudha Janar-Korrik 2018, ndërsa ditëve në vijim publikimit do t’i shtohen edhe vendimet e lejet përkatëse edhe për periudha të mëhershme deri në bërjen publike të të gjithë dokumentacionit që paraqet interes të publikut dhe transparencë komunale”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera