Ferizaj publikon listën e lejeve ndërtimore
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 03 August 2018
Komuna e Ferizajt ka publikuar listën e lejeve ndërtimore për objektet e larta të banimit kolektiv, të dhëna nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për periudhën 01 janar – 31 korrik 2018.
” Ky publikim është bërë pas një procesi verifikimi nga ana e punonjësve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, të cilët kanë verifikuar lejet ndërtimore të dhëna gjatë kësaj periudhe kohore. Në këtë listë janë të përfshira lejet ndërtimore si dhe lejet e tjera si ato mjedisore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit. Në tërësi, gjatë kësaj periudhe kohore, qeverisja e re ka lëshuar vetëm 6 leje ndërtimore, të gjitha sipas standardeve të ndërtimit dhe ligjeve e akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë. Ky numër i lejeve të lëshuara është tregues se qeverisja e re, është e përgjegjshme, respekton procedurat dhe kriteret e ndërtimit në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit, në respektim të plotë të kërkesave të komunitetit të lagjeve, zonave të banimit”, thuhet në një komunikatë nga komuna e Ferizajt.
Sipas komunës punimet që po kryhen në disa zona urbane për ndërtimin e objekteve të larta të banimit kolektiv, kryesisht në zonën qendër, jashtë standardeve dhe kritereve të ndërtimit janë ndërtime që po kryhen sipas lejeve të lëshuara në muajt e fundit të qeverisjes nga pushteti i kaluar dhe vazhdimisht janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe ndërhyrjes së tyre varësisht nga kufizimet që parasheh leja ndërtimore.
“Në këtë listë të publikuar të lejeve të ndërtimit është e përfshirë vetëm periudha Janar-Korrik 2018, ndërsa ditëve në vijim publikimit do t’i shtohen edhe vendimet e lejet përkatëse edhe për periudha të mëhershme deri në bërjen publike të të gjithë dokumentacionit që paraqet interes të publikut dhe transparencë komunale”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...